Metallica

One

Metallica
Übersetzung auf Albanisch Übersetzungen 37 Übersetzungen Übersetzungen 37
Zu Favoriten hinzufügen
Album:
...And Justice for All (1988)
Originaltext
Englisch
Übersetzung
Albanisch

One

Një

Unë s'mund të kujtoj asgjë
S'di ta them është e vërtetë a ëndërr kjo
Thellë në brendësi me vjen të ulërij
Kjo heshtje e tmerrshme ndal aty
 
Tani që lufta me mua përfundoi
Unë po zgjohem, s'mund të shikoj
Që mjaft nga vetja ime më mbaroi
S'ka asgjë reale veç dhimbjes tani
 
Mbaj frymën time ndërsa uroj të vdes
Oh të lutem, Zot, më zgjo
 
Në bark të nënës është shumë më reale
Mund ta ndiej në rrahjet vitale
Por s'mund të shoh përtej të zbuloj
Të shoh kohën kur do të jetoj
 
I ushqyer nga tubi që ngulur më rri
Ashtu si në kohë lufte një risi
Lidhur me makineri që më bëjnë të rroj
Shuaje këtë jetë të mbaroj
 
Mbaj frymën time ndërsa uroj të vdes
Oh të lutem Zot, më zgjo
 
Tani bota shkoi, unë jam veç një
O Zot, më ndihmo
 
Mbaj frymën time ndërsa uroj të vdes
Oh të lutem, Zot, më ndihmo
 
Errësira më burgosi
S'shoh veçse
Pafund llahtari
S'mund të jetoj
S'mund të vdes
Ngecur në brendi
Trupi më mbanë në qeli
 
Mina ma mori shikimin
Ma mori të folurën
Ma mori dëgjimin
Mi mori krahët
Mi mori këmbët
Ma mori shpirtin
Më la një jetë skëterrë
 
expand collapse Translation details
kbixhozi kbixhozi
submitted on 18 Jun 2014 - 00:05
Give a shoutout to kbixhozi
Video mit Untertiteln abspielen