Croato request for "Zjerm"
Help translate from Albanese, Latino, Albanese (Ghego) to Croato song Zjerm by Shkodra Elektronike
Requested by:
Keksic
on 28 Gen 2025 - 16:47
Testi originali
Albanese, Latino, Albanese (Ghego)
Traduzione
Croato
Zjerm
Në këtë minutë, në këtë çast
No paranoja
Pas shiut, ylber të duket bota
Nëpër rrugë asnjë ambulancë
S'ka kush flet me arrogancë
Edhe sot na thanë
Që s'prishet koha
Përfundova nën ujë
Kurrë s'mu tha goja
Imagjino një minutë
Pa ushtarë
Pa jetima
Asnjë shishe në oqean
Naftës i vjen era jargavan
Lirinë e fjalës
T'a mëson shkolla
Krijo në mua një zemër t'pastër
Në natën time, të dërgoj dritën
Aman miserere
Aman miserere
Në zemrën time
Në zemrën teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njer'z't e mirë
E njer'z't pa emër
Kërcejnë valle n'shpirt
Jarna ne, ti toka ime
Ku kam lindë s'do të harroj
Jarna ne, ti bota ime
Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit…
Zjerm
Bjer' mbi vallet tona tribale
Që ushtojnë sa orteku kur bjen n'male
Zjerm
Njer'z't pa emën e njerëzit e dlirtë
Njësoj këputen e bijnë
Si 7 thika që t'ngulen n'shpirt
Zjerm
K'tu flen deti, rana e hana
E yjet s'i shohim se yjet na i shkel kamba
Kur ecim n'jerm
Zjerm
Jena t'untë për flakë e dritë
E t'kërkojmë
N'kyt terr që s'pranë tuej shndritë
Krijo në mua një zemër t'pastër
Në natën time, të dërgoj dritën
Aman miserere
Aman miserere
Në zemrën time
Në zemrën teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njer'z't e mirë
E njer'z't pa emër
Kërcejnë valle n'shpirt
Jarna ne, ti toka ime
Ku kam lindë s'do të harroj
Jarna ne, ti bota ime
Vаzhdo me shndrit, shndrit, ѕhndrit…
Accedi o registrati per pubblicare una traduzione














