Eja
Zëri yt në telefon
më tha: “Prap eja”
Zemra inatin e harroi
Unë pranë teje erdha
S’ish takimi i parë, jo
Por as i fundit
Buzët thanë: “Më fal ti”
Qerpiku një lot shkundi
E në sytë tanë u hap një qiell gëzimi
Zemra i tha zemrës:
“Beso në dashuri”
Për t’i dhënë udhë mendimit të bukur
Pranë të dua ty,
Veç ty
Dhe çdo gjë e çiltër do të jetë përherë
Në mes nesh të dy,
Të dy
Në çdo hap të jetës time unë dua
Që të jesh edhe ti,
Dhe ti
Në çdo hap dhe në gëzime të jetës
Pranë të ndiej
O dashuri
Zëri yt në telefon
më tha: “Prap eja”
Zemra inatin e harroi
Unë pranë teje erdha
S’ish takimi i parë, jo
Por as i fundit
Buzët thanë: “Më fal ti”
Qerpiku një lot shkundi
E në sytë tanë u hap një qiell gëzimi
Zemra i tha zemrës:
“Beso në dashuri”
Për t’i dhënë udhë mendimit të bukur
Pranë të dua ty,
Veç ty
Dhe çdo gjë e çiltër do të jetë përherë
Në mes nesh të dy,
Të dy
Në çdo hap të jetës time unë dua
Që të jesh edhe ti,
Dhe ti
Në çdo hap dhe në gëzime të jetës
Pranë të ndiej
O dashuri







