Album:
Rosenrot (2005)
Oryginalne teksty (piosenek)
niemiecki
Przekład
albański (gegijski)
Spring
Hidhu
Mbi një urë mjaft të lartë
Krahët hapur mban një burrë
Qëndron atje dhe heziton
Njerëzit mbidhen që të gjithë
As unë s'e le të më shpëtojë
Dua ta shoh dhe vetë nga afër
E vë veten në rresht të parë
Dhe ulërij
Nga ura burri do të zbresë
Njerëzit nisin ta urrejnë
E rrethojnë nga gjithë anët
Dhe të zbresë nuk e lenë
Kështu ai ngjitet prapë
Turma nis tërbohet fare
Të përbrendëshmet do t'ia shohë
Dhe ulërin
Hidhu...
Hidhu, më çliro
Hidhu, mos më zhgënje
Hidhu për mua, hidhu në dritë
Hidhu
Tani burri nis të qajë
Një re vjedhurazi rrëshket
Pyet veten: Çfarë kam bërë?
Përballë diellit nis të ftohet
Doja thjesht të shihja pamjen
Njerëzit nisin shtrëngojnë rradhët
Nga qielli i natës hedhin sytë
Dhe ulërijnë
Hidhu...
Ata ulërijnë
Hidhu
Hidhu, më çliro
Hidhu, mos më zhgënje
Hidhu për mua, hidhu në dritë
Hidhu
Një re vjedhurazi rrëshket
Përballë dielli nis të ftohet
Por mijëra diej digjen veç për ty
Vjedhurazi ngjitem përmbi urë
I jap një shkelm në prapashpinë
Nga ky turp e shpëtoj
Dhe i ulërij
Hidhu...
Hidhu, veten çliro
Hidhu, mos më zhgënje
Hidhu, hidhu për mua
Hidhu, mos më zhgënje
Eaglewatch
submitted on 4 grud. 2021 - 11:15

Give a shoutout to Eaglewatch









